Madonna falenderon shqip
Gjashtë këngët e saj të cilat do të jenë në albumin e radhës dhe që janë lancuar në një program në internet, kanë bërë që Madonna, të rradhitet në ranglistë si e para në 36 vende të botës.
Albumi i saj i ardhshëm do të quhet “Rebel Heart”, dhe në të do të gjenden këngët: Living For Love, Devil Pray, Ghosttoën, Unapologetic Bitch, Illuminati and Bitch I’m Madonna (featuring Nicki Minaj).
Lirimin e gjashtë këngëve për publikun, ajo e bëri mbrëmë vonë përmes një postimi në rrjetin Instagram, ku shkruante se kjo ishte “dhurata e hershme e krishtlindjeve”, transmeton KosovaPress.
Por vetë Madonna, kur ka marrë këtë lajm, ka publikuar edhe një falënderim për të gjitha shtetet ku këngët e saj janë renditur si ta parat.
“Faleminderit”, është edhe kjo fjalë që Madonna ka shkruar në postimin e saj.
Rebel Hart, do të dalë në shitje në mars të vitit 2015, ndërsa ky album është regjistruar në Londër, Los Anxhelos dhe Nju Jork.