Bebe Rexhës nuk i flet më i ati
Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me origjinë nga Dibra por me famë ndërkombëtare ka publikuar së fundmi klipin e saj më të ri muzikor me titull “Last hurrah”.
Kënga dhe klipi janë komentuar shumë për shkak të skenave që Bebe ka bërë në klip, por kritiku më i ashpër paska qenë i ati i Bebes, i cili kësaj të fundit nuk i flet më: “Babi im nuk më flet më mua që kur bëra këtë klip”- shkruan Bebe në Twitter, sigurisht kjo në sensin e shakasë, të paktën kështu mendojmë.