Jonida Maliqi synon të kalojë në finalen e Eurovizionit!
Ditën e djeshme Jonida Maliqi e ftuar në një emision televiziv foli për këngën me të cilën do na përfaqësoj në Eurovizion,ajo tha se kënga prek temën e emigrimit, për rikthimin në rrënjë.
“Synimi është të paktën të kaloj në finale, vendi i parë do të ishte më mirë, sigurisht, por në përgjithësi jam me këmbë në tokë dhe nuk dua të bëj parashikime të parakohshme”, -tha Maliqi, për pritshmëritë e saj në Eurovizion.
Festivali Europian i Këngës nis më 15 maj dhe sipas shortit të hedhur Shqipëria do të performojë në datën 16.