Po me natyrën ç’patën?
Ditën e djeshme u organizua dita e dytë e protestës nga opozita kundër qeverisë aktuale rreth mesditës në kryeqytet, më konkretisht rreth e rrotull kryeministrisë.
Ditën e parë të protestës, pak ditë më parë pamë shkatërrimin e disa obiekteve nga protestuesit, ndërsa ditën e djeshme një detaj qeshark na ra në sy.
Reporterët e “TemA TV” kanë fotografuar protestuesit hipur mbi pemë dhe akoma s’e dimë arsyen.
Duket më bukur atje sipër?
Mendojnë se nga aty kryeministri i dëgjon më mirë ankesat?
Apo ndjejnë kënaqësi?
Aq sa duket qesharaka duket edhe e dhimbshme teksa në metropol mungesa e natyrës vihet re çdo ditë e më shumë, ato pak pemë që janë mundohen t’i shkatërrojnë, një gjest që më shumë se sa qesharak duket i turpshëm.
Theksojmë se ky artikull nuk ka lidhje me politikën, por me veprimet e protestuesëve.