Pasi u tha se është në një lidhje me Arbanën, regjisori tashmë shihet pranë një tjetër femre të njohur
Pak ditë më parë qarkulloi me shpejtësi lajmi se moderatorja Arbana Osmani pas divorcit me Ardit Keron kishte nisur një romancë me regjisorin e programit të saj Eduart Grishaj.
As Edi dhe as Arbana nuk pohuan dhe as mohuan.
Pak pasi doli lajmi i lidhjes, në vëmendje u rikthye fejesa e Eduart Grishaj dikur me Rudina Dembacaj, fejesë e cila përfundoi pak kohë pas zyrtarizimit vite më parë.
Së fundmi, Eduar Grishaj ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram teksa shihet pranë këngëtares së njohur Xhensila Myrtezaj.
Foto është shkëputur nga prapaskena e xhirimeve siç edhe Eduarti shkruan bashkangjitur fotos pasi Xhensila ka vendosur të rikthehet pranë publikut me një hit të ri muzikor që pas lindjes së Ajkës, vajzës së saj dhe Besit.
Pra, shkurt pastër pa gabime: Xhensila vjen me një këngë të re dhe regjinë ia ka besuar Eduartit, Arbana dhe Eduarti në heshje po shijojnë lidhjen ndërsa ky i fundit ia doli të bëhej pjesë e show biz-it shqiptar, nëse e ka pasur si qëllim.