U përfol se ishte në një lidhje me Romeo Veshaj, ja si përgjigjet Jonida Maliqi
Këngëtarja Jonida Maliqi pak kohë më parë u përfol se pas divorcit me biznesmenin Gent Prizreni u hodh në krahët e aktorit Romeo Veshaj për një romancë të re.
Askush nuk reagoi dhe lajmi aq shpejt sa u ndez edhe u shua në të njëjtën kohë.
Së fundmi, teksa Jonida ka qenë e ftuar në programit me fëmijë nga Alketa Vejsiu, një nga pyetjet lidhej edhe me jetën e saj private, të cilës Jonida i bëri bisht duke thënë se djali i saj Dan është shoku dhe diamanti i saj.