Dua Lipa nuk ndalet,një tjetër sukses për të!
Dua Lipa,këngëtarja me famë ndërkombëtare me origjin shqiptare ka njoftuar se do të jetë pjesë e fushatës reklamuese të xhinseve “PepeJeans London SS19”. Këngëtarja, fituese e dy çmimeve Grammy, është shprehur shumë e lumtur që është përzgjedhur në këtë fushatë.
Përmes një postimi në Instagram, Dua është shprehur e lumtur që është përzgjedhur për këtë fushatë.
“E emocionuar ju njoftoj se unë jam fytyra e re e fushatës “Pepe Jeans London” e realizuar nga David Sims. Jam shumë e lumtur që do të punoj me një markë me bazë në qytetin ku unë u rrita, Londër dhe do të jem muzikantja e parë në këtë fushate”, ka shkruar Lipa.