“GONE WITH THE WIND”Filmi i rekordeve
Për herë të parë më 15 dhjetor 1939, në “Loew’s Grand Theater”, në Atlanta, Georgia, një qytet në jug të SHBA-së, me rreth 300 mijë banorë, të cilët mbushën plot sallat u projektua “Gone with the wind”
Në fillim roli i protagonistit kryesor i ishte propozuar Gary Cooper, por ai e refuzoi duke thënë se “Bashkë me erën” do të bëhej dështimi më i madh në historinë e kinemasë. Ndërsa Vivien Leigh është zgjedhur mes 1400 aktorëve të paraqitura në audicion për rolin.
Hattie McDanuiel, simpatikja Mamy, ishte e para afro-amerikane që ka fituar një “Oscar”. Por, aktorja nuk mori dot pjesë në premierën e filmit, në vitin 1939, për shkak të ligjeve në fuqi në ato vite në Georgia.
Fillimisht për regjinë u zgjodh George Cukor, por u zëvendësua rrugës nga Victor Fleming. Qarkulluan zëra se kjo ndodhi pasi ishte homoseksual.