Pritet të na përfaqësojë në ESC, ja si është paraqitur Jonida Maliqi ndër vite në festivale
“Ktheju Tokës” nga Jonida Maliqi është kënga e cila do të shkojë në Eurovision 2019 për të përfaqësuar shqipërinë.
Jonida, pak ditë më parë bëri të ditur se veshja me të cilën ajo do të performojë në Eurovision do të mbajnë firmën e stilistit shqiptar Ardi Asllani, dhe kur bëhet bashkë Jonida dhe Ardi pritshmëritë sigurisht që janë të larta përsa i përket parqaqitjes vizuale të Jonidës.
Por le të kthehemi pak pas në kohë se si është paraqitur Jonida ndër vite në festivalet shqiptare!
Jonida ka marrë pjesë disa herë në festivalin muzikor “Top Fest”, ndaj me një kërkim në google gjetëm këto foto nga daljet e Jonidës në këtë festival i cili nuk organizohet më prej 3 vitesh tashmë:
Në “Kënga Magjike” Jonida ka pasur gjithashtu sukses. Fituese e një prej edicioneve, sukses me këngën dedikuar pritjes së ardhjes në jetë të Danit, e cila këngëtarja performoi me barkun e rrumbullakosur në Pallatin e Kongreseve.
Ndërsa këtu, ishte dalja e Jonidës në Festivalin e RTSH e cila u shpall edhe fituese me këngën “Ktheju Tokës”.
Në ESC nuk ka një çmim për veshjen më të mirë sepse me siguri do ta fitonte Jonida, megjithëse gjasat për një renditje të mirë dhe performance dinjitoze janë të larta.