“NETFLIX” ndryshon finalen e “THE NOTEBOOK”
Duket se “NETFLIX” ka marrë kritika mjaft të forta për ndryshimin e finales së “THE NOTEBOOK” me protagonistë Ryan Gosling e Rachel McAdams, kur ishin të rinj, dhe në moshë të thyer nga Gena Rowlands e James Garner.
“Netflix” sipas “IndieWire”,dha një tjetër finale, ndryshe nga origjinali, ku personazhet ndërrojnë jetë të dy në spital, por është zëvendësuar me një skenë ku fluturojnë zogj.
“Nuk e prisja në asnjë mënyrë”, -deklaroi Sparks për “Today”. “E zbulova si gjithë të tjerët. Për mua është çështje opinioni, është një finale ndryshe. Sigurisht, gjithkush mund të preferojë kë finale të dojë”.
I publikuar në vitin 2004, “The Notebook” u cilësua si një ndër filmat romantikë më të suksesshëm të shekullit XXI.