Lajme

01 March 2019

Aurela Gaçe për njerëzit që mburren “Do ju grisen brekët nga p*rdhët!”

Diva e skenës shqiptare gjithmonë është karakterizuar si spontane dhe e drejtpërdrejtë e cila shpesh bën shkrime edhe në instagram në lidhje me diçka që i bën përshtypje.

Të paktën kështu ka ndodhur së fundmi në postimin e saj në Instagram, ku këngëtarja vlonjate thotë se i referohet “p*rdhacëve” të fshatit tonë, ndërsa me ironi u thotë atyre që të derdhin ujin e fasuleve ndryshe do t’ju grisen brekët.

“Mundohem të mos i gjykoj njerëzit dhe gjej nga një justifikim për veprimet e tyre, por këta që nxjerrin akoma në pah firmat e rrobave, më duket se nuk dinë të gëzojnë plotësisht paranë që me ‘mund’ kanë mbledhur. Të mburresh akoma me emrin që ke veshur më duket kaq varfëri. Shpirtërore, sigurisht. Nejse… Do thoni ju, po mirë, ka mundësi dhe pse jo? Po, po dakord, vetëm se fakti që e tregon më bën të qesh. Mendoja se kishte rënë pak fluksi i pordhacëve bosh të këtij fshatit tonë madhështor, ku paradën e bëjnë pikërisht ata që dje mbase edhe buka u mungonte. (Kjo është pikërisht edhe arsyeja që sot tregojnë). Ka shumë të pasur që kurrë nuk u mësuam se çfarë veshin, çfarë hanë, ndoshta ngaqë ata janë bërë të pasur falë pasioneve, në kundërshtim nga këta tanët që pasion kanë lekun. (Ta gëzojnë vetëm të mos harrojnë fasulet… T’i ziejnë e ta derdhin ujin e parë, se përndryshe do ju grisen brekët nga p….)”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com