Filmi “BOHEMIAN RHAPSODY” censurohet nga kinematë kineze!
Sipas mediave të huaja bëhet me dije se filmi mbi legjendën muzikës Freddy Mercury, ‘Bohemian Rhapsody’ do të censurohet në kinematë kineze.
Është raportuar se skenat nga komuniteti LGBT do të hiqen kur filmi të dalë në Kinë.
Skena ku Mercury, roli i luajtur nga Rami Malek, puthet me meshkuj të tjerë gjithashtu edhe skenat e përdorimit të drogës nuk do transmetohen.
Megjithë suksesin e madh në të gjithë globin dhe rrëmbimin e 5 çmimeve Oskar, Bohemian Rhapsody do sigurojë një treg të vogël në Kinë, ndryshe nga fituesit e tjerë të Oscar si Moonlight dhe Call Me By Your Name, që nuk arritën të publikoheshin fare.
“Bohemian Rhapsody” i kushtohet jetës së legjendës së muzikës Freddie Mercury, i cili ishte lider i grupit Queen.