Ava Max në Rai Uno “Përshëndetje shqiptarë ju dua shumë”!
Ava Max e ka filluar karrierën e saj në Britani, ku dhe ka publikuar disa projekte.
Por muajit e fundit 23- vjeçarja ka arritur të ketë shumë sukses në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm. Këngëtarja me origjinë shqiptarë bëri shumë bujë veçanërisht pas këngës së fundit “Sweet but psycho”.
Ajo ishte dje një prej të ftuarve në “Rai Uno”, ku performoi hitin e saj.
Ava Koçi ose ndryshe Ava Max pati një bisedë më moderatorin Fabio Fazio, i cili theksoi se këngëtarja e njohur ka origjinë shqiptare dhe ajo e pohoi.
“Ka shumë këngëtare shqiptare që po bëhen të famshme në botë. Më pëlqen ta them sepse Shqipëria është shumë afër nesh dhe shumë shqiptarë na ndjekin në ‘Rai Uno’. Mund t’i përshëndesësh”, iu drejtua moderatori.