Nicki Minaj personalizon makinën e saj
Ditën e djeshme reperja e njohur Nicki Minaj postoi një video në rrjetet sociale të makinës së saj Rolls Royce duke u kërkuar fansave mendim për ngjyrën që duhet ta bëjë: “Rozë si Lamborghini i vjetër?”
Sipas “E! News”, Rolls Royce ka kushtuar 380 mijë dollarë, por modifikimi i bërë nga Minaj e ka çuar vlerën në 450 mijë.
Nicki ende nuk ka vendosur për ngjyrën e jashtme, por ka bërë disa modifikime, në tapetin që ka shkuar rreth 3 mijë dollarë, një frigorifer në pjesën e pasme që mban deri në dy shishe shampanjë, rreth 7 mijë dollarë, dhe yjet në tavan që shkojnë deri në 20 mijë dollarë. Ngjyra e brendshme, rozë.