Pse e mbylli Instagram-in Lori?
Pak ditë më parë blogerja e njohur Lori Hoxha çaktivizoi llogarinë e saj me 700 mijë ndjekës në Instagram krejt papritur.
Arsyen e largimit se morëm vesh por qetësohuni se asgjë për t’u merakosur. Lori është rikthyer në Instagram me një postim të ri: “Si e shoh unë veten time kur e çaktivizoj llogarinë duke e ditur fare mirë që kam postime të sponsorizuara në pritje”- shkruan Lori në postimin e saj që e riktheu në Instagram!
Mesa duket Lori ka dashur disa ditë pushim larg rrjeteve.