Erion Veliaj shtyn festimet e ditës të verës më 17 Mars
Ditën e enjte, 14 Mars njihet ndryshe edhe si “Dita e Verës” në të cilën festohet largimi i stinës së Dimrit dhe hyrjes së Verës, edhe pse në Pranëverë.
Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj Erion Veliaj janë në dilemë për organizimet festive të asaj dite pasi sipas sinoptikanëve pritet që të ketë reshje shiu të fuqishme: “Hej! Më ndihmo 1min me një dilemë!
Të gjitha parashikimet e motit e japin Ditën e Verës, dt.14 shi me gjyma!
Kemi përgatitur 50 aktivitete për fëmijë e të rritur! A mos ja vlen të tregohemi të zgjuar e t’i bëjmë festimet të dielën, dt. 17?
E enjtja pushim gjithsesi”, shkruan kryebashkiaku në twitter.