Meda shpëton fansen të cilës i kishin rënë të fikët në mes të koncertit/VIDEO
Ditën e sotme kanë qarkulluar lajmet se në koncertin e Taynas dhe Medës disa prej fansave nuk u ndjenë mirë pasi salla ishte e tejmbushur dhe madje disa prej tyre u ranë të fikët nga mungesa e ajrit.
Një prej vajzave që përjetoi momentin e vështirë ndodhej ngjitur me skenën. Në momentin kur performonte Meda, një vajzë humbi vetëdijen dhe këngëtari reagoi në mënyrë të menjëhershme.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale tregohet momenti kur Meda, ngre në skenë vajzën për t’i dhënë ndihmën e parë.
Gjithashtu në ato momente afrohet një tjetër pjesëtar nga stafi, i cili merr në krah vajzën për ta ndihmuar në prapaskenë