Plas sherri/Ori Nebiaj thumbon Bieta Sulon
Mbrëmjen e djeshme në një nga emisionet televiziv ishte e ftuar moderatorja Bieta Sulo për të surprizuar bashkëshortin e saj, Alban Dudushi.
Në bisedë e sipër Bieta rrëfeu edhe 5 gjërat që nuk i pëlqejnë tek Albani.
Mirëpo në një nga këto pika duket se moderatorja bëri një gabim.
‘Jeni brez m… thotë Albani, e mbush gojën kur vjen puna tek ne me prefiks 2, meqë Albani është me prefiks 3 dhe ka gjithmonë këto përplasjet’, u shpreh Bieta e cila më parë tregoi që kishte nisur në Top Channel në prapaskenat e ‘Top Show’ 14 vite më parë si 20 vjeçare.
Pas këtij gabimi të moderatores, kolegia e saj Ori Nebijaj ka bërë një postim në ‘Instastory’ ku shkruan: ‘Domethënë sot mësuam që 14+20=(nuk bëjnë 34)’.