Lajme

12 March 2019

Puthjet mes Elvanës dhe Ermalit në komedinë “2 Gisht Mjalt”/Ja si ndihet Ami!

“2 Gisht Mjalt” është komedia me protagonistë çiftin Elvana Gjatën dhe Ermal Mamaqin,në jetën reale miq shumë të ngushtë!

Siç e përmendëm më sipër në këtë komedi Elvana dhe Ermali janë një çift i dashuruar dhe medoemos do të ketë ndonjë skenë me puthje.

Për këtë detaj, Ami u pyet mbremjen e djeshme në një ndër emisionet televizive: A do të ketë skena puthjesh? Dhe nëse po, si ndihet ajo?

Ami nuk dha detaje nëse do të ketë ose jo skena të tilla, ndonëse shtoi se “jo çfarë ndodh në ekran është ashtu siç duket”.

Në vijim, e pyetur nëse do të ndihet komode “kur dy shokët e mirë [Ermali dhe Elvana] të puthen”, Ami u përgjigj shkurt:

“Tani, nuk është se e shikoj përditë burrin të puthet me gra të tjera, por e kuptoj profesionin e tij.”

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com