Flet modelja me vetullat e bashkuara: I dashuri më do siç jam!
Sophia Hadjipanteti është me origjinë nga Qipro por prej vitesh jeton në SHBA ku edhe ka ndërtuar karrierën e saj si modele.
Detaji i veçantë që bie direkt në sy tek modelja janë vetullat e bashkuara.
“I dashuri më thotë se dukem e mrekullueshme dhe nuk e kupton pse njerëzit më ofendojnë. Ai i pëlqen shumë vetullat e mia”, ka thënë Sophia në një intervistë të dhënë së fundmi, e cila prej disa kohësh është në një lidhje.