Bollywood do të realizojë filmin kushtuar biografisë së Nënë Terezës
Regjisorja indiane Seema Upadhyay ka marrë përsipër të realizojë një film biografik për Nënë Terezën.
Upadhyay, mësohet e ka marrë leje tek një nga motrat që kishte qenë më pranë Nënë Terezës, për realizimin e filmit.
Prodcentët e filmit janë shprehur tepër të emocionuar pasi kanë mundësinë të përcjellin përsëri mesazhet e dhëna nga Nënë Tereza, që pushtuan botën.
Ky projekt do të ketë një kast aktorësh indian por dhe ndërkombëtarë dhe thuhet se do të publikohet në vitin 2020.