Jessie J dhe Channing Tatum fotografohen bashkë për herë të parë!
Jessie J dhe Channing Tatum janë nnjë ndër çiftet më të rinj të hollivudit,romanca e të cilëve filloi në tetor të vitit të kaluar.
Ata nuk kanë bërë asnjëherë publike lidhjen e tyre por për herë të parë janë fotografuar së bashku në aeroportin e Lodrës.
Të dy dukeshin të qeshur dhe të lumtur.
Ende nuk dihet përse çifti ka udhëtuar drejt Londrës. Këngëtarja dhe aktori janë takuar për herë të parë në vitin 2015 në eventin “MTV Movie Awards”. Historia e tyre nisi rreth 6 muaj pas divorcit të Channing.
Tatum i dha fund martesës 9-vjeçare me Jenna Dewan në prill të vitit të kaluar. Ata janë prindër të një vajze që quhet Everly dhe është 5 vjeçe.