Është zyrtare/Personi i parë që do të shkojë në planetin Mars do të jetë femër!
Kryetari i NASA ka bërë me dije personi i parë që do të shkelë në planetin Mars do të jetë një vajzë!
Jim Bridenstine i ftuar në emisionin radiofonik “Science Friday” u shpreh se ende nuk ka një person specifik por tha se agjensia e tyre së fundmi, ka në plan të parë vajzat dhe gratë.
Gjithashtu, pyetjes nëse do të ishin vajza ato që do udhëtonin të radhës drejt Hënës, ai ju përgjigj:
“Absolutisht. Këto janë ditë të mrekullueshme.”
NASA gjithashtu do të ketë udhëtimin e parë vetëm me vajza në hapësirë, në fund të këtij muaji. Në krye do të jenë Anne McClain dhe Christina Koch dhe pritet që udhëtimi hapësinor të zgjasë 7 orë.