Lajme

18 March 2019

“Gjithë këto shpenzime,por sta dëgjon njeri emrin për humanizëm”/Alketa Vejsiu ia kthen komentuesit “Lekët si kam vjedhur”

Moderatorja Alketa Vejsiu zgjodhi që të dielën ta kalonte ulur në një lokal duke shijuar rrezet e ngrohta të diellit.

Këtë e morëm vesh pasi ajo vet kishte bërë një postim në instagram duke treguar se vërtetë po qetësohej pak nga aktiviteti i gjithë javës.

Por ja që njërit nga komentuesve të fotos i kishte rënë në sy diçka tjetër.

 

“Këto shpenzime që bëni ju, shiko se njerëzit po vuajnë për bukë, kontribuo dhe ti, s’ta dëgjojmë emrin askund për humanizëm”, ishte komenti.

Sigurisht që edhe Alketa e ka parë pasi i kishte kthyer një përgjigje goxha të gjatë.

“I bëj në heshtje bamirësitë unë. Lekët s’ja kam vjedhur askujt. Punoj e jetoj my way: do të thotë në mënyrën time. S’jetojmë në komunizëm ku të gjithë duhet të jemi të barabartë, jetojmë në kapitalizëm. Do të doja të kisha fuqinë që t’i bëja të gjithë të jetonin mirë, por s’e kam. Dielli është i të gjithëve, ndaj më lër po deshe të ngrohem në diell siç ma ka dëshira këtë të diel. Kam punuar boll gjatë javës dhe sot dua të çlodhem”, shkruan Alketa.

 

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com