Lajme

19 March 2019

Tronditet Tirana, 26- vjeçari Jurgen Kurti qëllohet me armë për vdekje

Mbrëmjen e djeshme kryeqyteti është tronditur nga një ngjarje e rëndë rreth prës 22:20.

Jurgen Kurti, 26- vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të pa indetifikuar teksa po futej në banesën e tij ku jetonte me motrën dhe të ëmën.

Jurgen Kurti nuk është edhe aq i pa njohur për median, për shkak të jetës së luksit dhe marrëdhënie me personazhe të njohur, gjithashtu aspak i panjohur për drejtësinë pasi në vitin 2016 Kurti u arrestua për vrasjen e të atit, i cili më pas u la i lirë pasi krimin e mori përsipër daja i të riut.

Një vit me pas Jurgen Kurti do të përfshihej në një sherr në Durrës ku mbeti i vdekur një 60- vjeçar, edhe në këtë rast Jurgen Kurti i shpëtoi drejtësisë teksa në burg përfundoi një tjetër mik i familjes së Jurgenit.

Rrjeti ka shpërtjyer në komente, sidomos në llogarinë e Jurgen Kurtit e cila ka qenë prej kohësh publike teksa Kurti reklamonte jetën e tij luksoze.

Në foton e fundit të postuar në vetë ai teksa shihet në palestër, me përshkrimin “Animal”, kanë vërshuar komentet duke shprehur ngushëllimet për të riun i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme por të shumtë janë edhe ata të cilët edhe pas vdekjes kryqëzojnë Kurtin për të shkuarën e tij të errët:

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com