Lajme

19 March 2019

Përse nuk flet për vajzat e partnerit/Zajmina Vasjari zbulon arsyen!

Ditën e djeshme Zajmina Vasjari ishte e ftuar në një ndër emisionet e pasdites ku foli për familjen e saj partnerin Klodi dhe vajzën Khloe 1 vjeç e pak muaj tashmë.

Mes shumë detajve që Zajmina tregoi për publikun ajo u shpreh gjithashtu se Klodi u mërzit kur lindi Khloe pasi e kishte bindur veten se ishte djalë. Të paktën, kjo ishte dëshira e tij pasi më parë ai është baba i dy vajzave.

E ndërsa për  dy vajzat e partnerit të saj Klodi ajo nuk ka preferuar të flasë asnjëherë,të paktën deri më dje…

“Pjesën e marrëdhënies sime me Klodin e kam pasur të vështirë për ta treguar, sepse unë nuk dua të flas shumë për jetën private. Jo sepse kam diçka për të fshehur, sepse të gjithë ata që më rrethojnë dhe shoqëria ime i kanë ditur gjithmonë gjërat e mia, por për publikun e ruaj shumë këtë pjesë. Nuk e kam përmendur më herët nëpër intervista që Klodi ka edhe dy vajza të tjera, vetëm për punën e portaleve. Të gjithë e dimë, mjafton vetëm një titull për t’i bërë gjërat të marrin tjetër kuptim. Unë nuk kam dashur të prek asnjë nga familjarët e mi dhe as ata të Klodit. Ne kemi një raport shumë të mirë dhe jam shumë e lumtur që dy vajzat e Klodit kanë lindur dhe jetojnë në një vend jashtë Shqipërisë, rriten me një mentalitet tjetër, janë të bekuara, sepse janë edukuar me një frymë tjetër nga e ëma e tyre, por edhe nga Klodi, natyrisht. Unë jam e lumtur që familja ime ka harmoni, pastaj pjesa e njerëzve që kanë dëshirë të vjellin vrer apo të shpikin histori, le të vazhdojnë…”- është shprehur ajo

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com