Zgjidh ëngjëllin që të jep ndjesinë e paqes dhe zbulo mesazhin qiellor që ka për ty
Zgjidh ëngjëllin mbrojtës që të jep më shumë siguri kur e sheh dhe lexo mesazhin qiellor që ka për të të dhënë.
Imazhi nr.1:
Ke një anë mëmësore tënden dhe preokupohesh vazhdimisht për njerëzit rreth teje. Duhet të mësosh të kërkosh ndihmë. Mos dëgjo ndërgjegjen kur merr një dhuratë, sepse bllokon energjinë tënde. Zbulo si të pranosh ndihmë. Pranimi do të të ndihmojë të dëgjosh zërat e ëngjëjve, të shohësh bukurinë e natyrës, të shijosh momentet e ngrohta dhe përqafimet e njerëzve. Mëso vetëm të thuash ‘faleminderit’ për çdo dhuratë.
Imazhi nr.2:
Shpesh ndihesh i paekuilibruar për shkak të stresit dhe përgjegjësive që ke çdo ditë. Ëngjëlli yt do të ndjejë paqe dhe të zgjidhë mosmarrveshjet që ke me miqtë, njerëzit e dashur dhe kolegët. Duhet të kujtosh që ka raste në të cilat ekuilibri yt natyral është prishur për shkak të problemeve që nuk i ke shkaktuar ti. Sfidat dalin kur ka ndryshime të rëndësishme dhe nuk dihet përfundimi i tyre. Duhet të mendosh pozitivisht gjatë këtyre momenteve. Përpiqu të relaksohesh dhe beso që shpejt do të rimarrësh ekuilibrin në jetën tënde. Ki durim!
Imazhi nr.3
Ky ëngjëll do të thotë se po përpiqesh të kurosh ndonjë dhimbje të vjetër emocionale. Gjëja e parë që do të të vijë në mendje është problem që po përpiqesh të zgjidhësh. Kur të mos jesh më me zemërim, me ndjesi faji dhe të tjera dhimbje shpirtërore, do zgjosh fuqinë tënde të brendshme dhe do arrish atë që dëshiron. Kujtohu se meriton dashuri.
Imazhi nr.4
Ke zgjidhur me sukses problemet e së shkuarës dhe i ke dhënë fund leksioneve të karmas. Mund të jesh përballur kohët e fundit me sfidë ose eksperiencë tronditëse me dikë që të ka shkaktuar dhimbje të madhe. Gjithçka do kalojë, ndaj përqendrohu!
Imazhi nr.5
Ritmi i shpejtë i jetës tënde të përditshme nuk të le pak kohë për t’u argëtuar. Dedikoju pak vetes tënde, qoftë edhe për një shëtitje. Nëse nuk i lejon vetes kënaqësi, do harrosh esencën e jetës tënde. Gëzimi dhe kënaqësia janë përbërësit bazë për një jetë të lumtur.
Imazhi nr.6
Zgjo fëmijën që fle brenda teje dhe kujto gjërat e bukura dhe të thjeshta të jetës. Ëngjëjt konfirmojnë se je në rrugën e drejtë. Edhe pse mund të përballesh me pengesa, vazhdo të dëgjosh zemrën tënde.
Imazhi nr.7
Ndonjëherë, në përpjekje për të arritur objektivat, futemi në rutinë. Ky është momenti për të bërë atë që dëshiron. Mendo çfarë të bën të lumtur dhe shkoji deri në fund.
Imazhi nr.8
Po pëson një transformim të thellë. Ke arritur të zgjidhësh problemet e së shkuarës dhe tani natyra jote e vërtetë po del në dritë. Dashuria është përrallore sepse mund të krijojë ndryshime. Dedikoju pak më shumë natyrës për të mbajtur gjallë magjinë brenda teje. Pershtatur nga Daily Mail.