Lajme

22 March 2019

Kujdes kur shkoni në hotele, mund të filmoheni dhe më pas të trasmetoheni online!

Çdo ditë e më shumë mesa duket privatësia jonë po cënohet me zhvillimin e teknologjisë, që nga rrjetet sociale e deri tek hotelet që mund të rrimë aty për një natë pasi gjendemi në një vend të huaj ku nuk kemi shtëpi, ose si në pjesën më të madhe të rasteve, duke përfunduar aty për seks.

Në Korenë e Jugut janë filmuar rreth 1, 600 njerëz fshehurazi në dhomat e hotelit për t’u trasmetuar më pas online në internet me pagesë.

Dy burra të arrestuar dhe një tjetër palë po hetohen në lidhje me skandalin e përhapur.

Website-i në të cilën u transmetuan filmimet kishte më shumë se 4 mijë ndjekës, 97 prej të cilëve paguanin rreth 45 dollarë në muaj për opsione shtesë, si për shembull të rishikonin video të caktuara të transmetuara më parë live.

Kamerat ishin të fshehura në priza, dekodera digjitalë apo mbajtëse tharësesh.

Nga nëntori i vitit 2018 e deri më tani, shërbimi kishte arritur të siguronte më shumë se 6 mijë dollarë.

Ka shumë arsye që duhet të friksohemi të gjithë. Sot në Korenë e Jugut, nesër mund të ndodh kudo, edhe tek ne!

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com