Aurela Gaçe për Tunën “Nuk mund të qëndrojmë indiferentë dhe të mos e vlerësojmë me dashuri”
Pak ditë më parë Tuna publikoi albumin e saj “Fortuna” mbas një kohe shumë të gjatë pauze.
Mes shumë personazheve që e përgëzonin dhe uronin ajo që ra në sy ishte ai i Aurela Gaçes.
Më gëzoi shumë fakti që në këtë rrëmujë të përditshme me garë singëllash, Tuna zgjodhi të vinte me album. Pikërisht sot kur duket se albumet nuk jetojnë më. Dhe s’kishte si të ndodhte me muzikë e vargje shpirti, vlerësim për punën. Kur bëhen punë të tilla, nuk mund të qëndrojmë indiferente e të mos vlerësojmë me dashuri. Është shpresë për të dhënë më shumë”, ka shkruar Aurela.