E pyesin “Pse nuk ke gjetur një burrë”/Iva Tiço i kthehet komentuesit me nerva “P*rdhu”!
Ndonjëherë njerëzit zgjedhin të bëjnë komente mbase dhe të papërshtatshme për jetën private të personazheve të njohur.
Të paktën kështu ka ndodhur me Iva Tiçon e cila kishte postuar një status ku jepte leksione se gjetja e burrit nuk është qëllim jete…”Mësojini djemtë dhe vajzat që gjetja e një burri të mirë, nuk është qëllimi i jetës, është thjesht diçka që mund ta bësh në jetë. Mësojini të rrinë larg jetës dhe gjërave private të njerëzve që nuk i njohin. Dhe mbi të gjitha, mësojini të mbajnë gojën të qepur e të merren me gjërat e veta. Të shijojnë diellin për shembull, ka lezet, e kemi falas.”
Por jo të gjithë janë dakord me mendimin e Ivës.
“Po pse nuk ke gjetur një burrë të mirë moj”-ishte njëri nga komentet poshtë statusit.
Mesa duket kjo pyetje e ka nervozuar paska Ivën duke iu përgjigjur “Se është vendi i mbushur me injorantë si ty për shembull. Pirdhu”.