Lajme

24 March 2019

E dhunuan në mes të rrugës, Fero flet për herë të parë për sherrin e bujshëm!

Një vit më parë, bëri bujë në media e rrjete sociale sulmi ndaj reperit Fero. Reperi u sulmua nga 4 persona teksa dilte nga një kinema në Prishtinë. Më vonë u publikuar një video ku shfaqeshin 4 djem duke grushtuar dhe shkelmuar Feron. Një prej tyre, reperi Ligrit Uka doli hapur dhe tregoi se ishte ai njëri prej djemve që e kishte sulmuar Feron.

I ftuar në “Xing me Ermalin” , Fero i është rikthyer sërish këtij sherri të bujshëm duke deklaruar se ishte pakujdesia e tij. Reperi u shpreh se nuk ka inat me askënd dhe ka respekt për të gjithë, pavarësisht se këngët e tij komentohen si diss-e.

“Kur kanë ndodhur ajo ngjarje, ka qenë pakujdesia ime. Unë kam truproja, njerëz shumë të fuqishëm pas vetes. Nuk kam dëshirë as t’i kujtoj ato momente. Unë bëj muzikë pa inatin e dikujt. Kam respekt për të gjithë. Njerëzit që më njohin personalisht e dinë, ata që nuk më njohin mund të mendojnë çfarë të duan”, u shpreh Fero.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com