Lajme

27 March 2019

Emina Cunmulaj shpërthen kundër fansit: Do të ta nxij jetën

Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj është një ndër personazhet më të ndjekur në ‘Instagram’ ku vazhdimisht publikon video dhe foto nga përditshmëria e saj dhe momentet me dy vajzat e vogla.

Por së fundmi bukuroshja shqiptare ka habitur gjithë fansat teksa ka rrëfyer se është gati të mbyll ‘Instagramin’ dhe kjo për shkak të mesazheve aspak pozitive që i bëjnë në privat. Siç ka rrëfyer ajo në një video të publikuar në ‘Instastory’, shumë persona hapin adresa falso dhe thonë gjëra negative për dy vajzat e saj.

Emina e nxehur me këta persona i paralajmëron se nëse merr vesh se kush janë do tu nxijë jetën përpara 1 milionë personave.

“Unë jam e çmendur dhe shumë mbrojtëse kur vjen puna tek komentet për fëmijët e mi. Ti fshihesh pas një profili fals dhe shkruan për vajzat e mia dhe mendon se ke të drejtë të thuash diçka të keqe për to, për të vërtetuar se je një njeri i mirë. Nëse do e dija si dukesh, do të ta nxija jetën para 1 milionë njerëzve. Nuk më intereson sa i madh apo i vogël je”, thotë Emina.

“Më vjen keq për jetën tënde patetike, të shkretë, kushdo që të jesh të uroj të kesh një jetë patetike dhe të trishtë sepse kjo është ajo që do të marrësh. Por thellë brenda vetes edhe pse e di që ndihem kështu, është një tjetër anë e imja që ndihet keq për ty”, përfundon modelja.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com