Lajme

03 April 2019

Ja këngëtarët që do të performojnë në festivalin ”Sunny Hill”

Sunny Hill Festival është një ndër festivalet më të mëdhenj përsa i përket muzikës dhe këtë vit do të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht.

Vitin e kaluar, Sunny Hill Festival mblodhi rreth 50,000 njerëz për tri ditë dhe net rresht pandërprerë, ndërsa këtë vit pritjet janë që ky numër i pjesëmarrësve të rritet edhe më shumë.

 

Pas edicionit të parë, me mbi 40 artistë të huaj dhe lokal, duke përfshirë edhe emrat më të mëdhenj të industrisë si Dua Lipa, Action Bronson, Gashi dhe Matin Garrix mes tjerëve, Sunny Hill Festival këtë vit pritet të sjellë emra të tjerë të mëdhenj të muzikës botërore, në zhanret pop, hip hop dhe muzikë elektronike. Edhe këtë vit, Sunny Hill Festival do të mbahet në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

 

“Me edicionin e parë të Sunny Hill, ne i kemi tejkaluar të gjitha pritjet tona. Këtë vit, festivali do të jetë edhe më madhështor, dhe ne sërish do të jemi në qendër të vëmendjes në Evropë. Të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që kjo të jetë ngjarja kryesore e muzikës, artit dhe kulturës në gjithë Evropën Juglindore dhe përtej” ka thënë Dukagjin Lipa, themelues dhe udhëheqës i festivalit.

“Shumë shpejtë do t’i bëjmë zyrtar edhe emrat e parë të festivalit, performuesit kryesor të mbrëmjeve. Këtë vit, për të parën herë në vendin tonë, do të kemi fitues të çmimeve Grammy e Brits në Prishtinë. Ka edhe shumë lajme të tjera ekskluzive që do të vijnë në ditët në vijim” ka thënë Lipa.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com