Molla e sherrit për Oltin dhe Ermalin u bë ky bukuroshi ngjyrë çokollate
Molla e sherrit për Oltin dhe Ermalin u bë ky bukuroshi ngjyrë çokollate
Një prej të menaxherëve më të suksesshëm në tregun muzikor, Faton Shoshi publikoi një foto në Instagram nga një darkë me një mik krahë tij, u huaj me ngjyrë çokollate, buçko dhe bukurosh.
Një koment i Ermal Fejzullahut do të bënte që të plasnin thumbimet virtuale mes tij dhe Olti Currit.
“Thuj le t’kesh pak se s’po dihet ça është.”- shkruante këngëtari në koment.
Olti Curri e thumboi publikisht Ermalin duke shkruar në profilin e tij në Instagram:
“Ça po me shohin syte
Ermal Fejzullahu, djali bjond i suedezit bardhosh dhe sykalter Sabri Fejzullahu, ben batute per ngjyren e erret te lekures dikujt!!!
Tani ka mbetur te komentoj une te shendoshet: o bol…”- shkruante Olti, të cilit Ermali iu përgjigj:
“Te kuptuarit e batutave është një aftësi në vete! Përpiqu të kuptosh se ngjyra e lëkurës, në të cilën ti vë theks, asnjëherë nuk është batutë, eshteracizem! Unëracist nuk kam qenë ndonjëhere. Që të jesh më afër kapjes së batutës shiko qëndrimin e protagonistëve në foto”, ishte komenti i Ermalit në foto.
Pas kësaj, gazetari Olti Curri vendosi që për hir të drejtësisë, duke qenë se komenti me humor u kuptua keq nga fansat e Ermalit, të publikojë komentet kundër tij dhe pro këngëtarit.
“Nuk me boni Zoti te kem fansa me kete nivel, hajde durim…Megjithese ishte nje koment me humor, gjakrat u ndezen dhe per hir te drejtesise edhe komentet kunder meje dhe pro kengetarit Ermal Fejzullahu duhen publikuar.”- shkruan Olti në postimin ku ka publikuar komentet e fansave.