Lajme

16 April 2019

Adi Krasta fëlliq publikisht Mira Kazhanin dhe Erion Veliaj

Mira Kazhani ka qenë në fokusin e opinionit publik ditët e fundit për shkak se përplasi me makinën e saj një të ri në rrugën inter-urbane Tiranë Durrës.

Polemikat dhe hipotezat e shumta thonë se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë ndihmuar gazetaren Mira Kazhani që t’ja hedh pa u lagur nga kjo situatë.

Kujtojmë se ndërkohë që Mira përplasi të riun i cili ende ndodhet në spital, ishte në makinë me të preferuarën e Ramës në ERTV, Anjeza Maja.

Gazetari i njohur Adi Krasta ka bombarduar keq ditën e djeshme gazetaren Mira Kazhani në programin e tij në “News 24”.

Krasta i është drejtuar nga ekrani Kazhanit duke i thënë:

“Zonja Kazhani ku shkojnë paratë e bashkisë, a mundet që portali Tirana Post të bëjë një analizë se ku shkojnë këto para.’’, kjo për faktin se thuhet se Erion Veliaj financon portalin e Mira Kazhanit që kjo e fundit t’a reklamojë.

Krasta gjatë kohës që i drejtoi këto fjalë Mira Kazhanit ka pasur të ftuar në studion e emisionit të tij, ekspertin e ekonomisë, Pano Soko.

Soko tha se në 4 vjet Erjon Veliaj dha 380 leje ndërtimi, ndërkohë që janë rritur taksat dhe tarifat në kryeqytet.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com