Lajme

17 April 2019

Ekskluzive! Joleza Koka revoltohet pas lajmit të shtatëzanisë: Vajzat marrin vëmendje kur martohen…

Orët e fundit po qarkullon me shpejtësi lajmi për ish-kryetaren e FRESSH Joleza Koka, e cila sipas portaleve është në pritje të fëmijes së saj të parë me bashkëshortin Laert Koka.

 

Ronaldo Sharka, gazetari i TemA TV dhe MCN Radio ka kontaktuar me Jolezën për të marrë një prononcim ekskluziv.

Joleza jo vetëm që mohoi totalisht lajmin por u shpreh e revoltuar: “Më duket shumë e padrejtë, që vëmendja për vajzat është vetëm kur martohen, kur bëjnë kalamajtë ose për ti tallur. Nuk kam asgjë për të thënë jo, siç nuk kisha edhe kur më mori gazetarja në tel”– u shpreh Joleza Koka duke shtuar se  nuk është shtatzanë.

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com