Për çfarë ankohet Armina tek Shkëlzeni?
Kur shohim Arminën dhe Shkëlzenin nuk e mendojmë kurrë se ata të dy mund të kenë ankesa kundrejt njeri-tjetrit.
Armina një femër e bukur dhe Shkëlzeni një mashkull me shumë para, duke qenë se arsyeja kryesore e sherreve sot është për shkak të gjendjes ekonomike.
Problemet e çiftit në fjalë nuk i dimë, nëse kanë, por Arminës çdo të hënë në mbrëmje i “nxihet” jeta pasi është e detyruar të shohë serialin “Game of Thrones” për shkak se Shkëlzeni e ka shumë qejf ndërsa Armina jo, të paktën kështu shkruan ajo në një postim në Instagram.