“E shnderruat Taramelen në lypës”- reagon Alketa Vejsiu pas akuzave të Olti Currit
Ditët e fundit ka bërë xhiron e mediave deklarata e Alketa Vejsiut në lidhje me Xheison Baftiun, i njohur si “Taramelja” në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan”.
Familja e Xheisonit ndodhet në kushte jo të mira ekonomike e për këtë arsye Alketa u bëri thirrje ndjekësve që të ndihmonin “Taramelen” për t’i bërë një shtepi familjes së tij.
Pas këtij lajmi Reagoi menjëherë në profilin e tij gazetari Olti Curri: “Në fakt Xheisoni është pika e fortë dhe e vetme e këtij sezoni te ‘Në kurthin e Piter Pan’. Produksioni le të fusë më pak në xhep dhe të paguajë për atë që meriton ky personazh dhe jo ta shndërrojë në ‘lypës’. Xheisoni meriton të paguhet më shumë se kushdo tjetër në atë spektakël sepse pa atë, spektakli do ishte një fun.eral me sigla hapje dhe mbyllje, asgjë më shumë”, shkruante Olti.
Në një postim të bërë më pas në Instagram nga Alketa Vejsiu, mendohet se mund të jetë edhe kundërpërgjigjia kundrejt Oltit: “Asnjë vepër e mirë nuk mbetet pa ndëshkuar”- shprehje kjo nga Oscar Wilde.