Loredana sqaron gjithçka, Mozzik: Na keni njollosur!
Siç ishte lajmëruar në profilin e saj në Instagram, reperja Loredana Zefi ka mbajtur një konferencë për shtyp në Prishtinë. Përpara kamerave, ajo ka rrëfyer se është e pafajshme dhe ndër të tjera ka sqaruar faktin se çifti zviceran nuk ka bërë asgjë kundër dëshirës së tyre, por i ka dhënë paratë me dëshirë të plotë.
“Përshëndetje! Une jam Loredana Zefi. Faleminderit qe keni ardhur per te me degjuar. Pika e pare qe eshte shumë e rendesishme: Jam ketu sepse do xhiiroj nje spot që ishte planifikuar shumë me heret. Pas atyre qe kam lexuar une ne media, mund te them qe ato gjera jane ndryshe, por une s’kam ardhur te sqaroj ate. Me rendesi eshte qe ju, shteti shqiptar, gjerman, zviceran, te dini se prej asnje personi nuk jane marre parate me dhu.ne, mash.trime, ker.cenime. Keto para, shumen nuk e di, jane marre me vullnet te pales tjeter.
E dyta kjo gje ka filluar ne 2016 dhe nuk dija gje per kete rast. Në 2018-ën, pjestarë te familjes Zefi më kanë treguar dhe ka qene mundesia me mbyll ketë rast. Nuk e di çfarë është berë, pse nuk eshte mbyllur ky rast, por une ne 2018 kur e kam marre vesh kete rast, kam dashur t’i ndihmoj, sepse familja ime eshte mbi te gjitha.
Nuk me intereson media, muzika, kur eshte pyetja per familjen time. Do jem me familjen time ne kohe te mire dhe te veshtira. Me besoni nuk jane keto gjera te verteta. Me besoni ose mos me besoni. Gjerat do sqarohen. Eshte e vertete, kam dhene deklarate ne polici dhe burri me ka pritur jashte. Prokurori me ka lejuar te shkoj prape ne shtepi dhe vazhdova jeten time.”- ka rrëfyer Loredana.
Gjithashtu Mozzik foli para kamerave duke treguar mbështetjen për bashkëshorten dhe i kërkoi të gjithëve të bënin durim që e vërteta të dalë në dritë, pasi ai është i bindur se ata janë në anën e drejtësisë.
Bashkëshorti i saj Mozzik i cili ka shprehur hapur përkrahjen për këngëtaren.
Por për ju më mirë është qe te hidhni një lajm që Loredana po bën këngë se sa këto lajme që nuk e dini se si është e sakta dhe e vërteta. Njerëzit që na njohin e din ca njerëzish jemi.”, k”Mozziku ju përshëndet. Faleminderit që keni ardhur. Unë jam pro mediave, gjithmonë i kam përkrahë, por ju na keni fyer, jeni munduar me na njollos atë figurë që e kemi krijuar me punë e sukses. Loredanën e kam grua kam një fëmijë me të ca do që të ndodh unë jam përkraK”, ka përfunduar Mozzik teksa i ka uruar dhe agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve.