Realizoi veshjen e Jonidës në ESC, Ardi Asllani ka dy fjalë për këngëtaren!
Këngëtarja e njohur shqiptare Jonida Maliqi do të përfaqësojë shqipërinë më 14 Maj në Tel Aviv të Izraelit.
“Ktheju Tokës” mban titullin kënga e Jonidës, përfaqësuese në festivalin europian. Jonida është gati të përfaqësojë denjësisht shqipërinë në Eurovison 2019.
Veshja është një tjetër detaj me rendësi që i shton vlera performancës në sallën gjigante të festivalit. Këtë detaj me shumë rendësi Jonida ia besoi stilistit të njohur Ardi Asllani i cili pak kohë më parë tregoi se veshja e Jonidës është punuar me fije ari dhe do të ketë elementë folkrorikë që do e bëjnë Jonidën të ngjasojë me një mbretëreshë Ilire.
I intervistuar pak ditë më parë nga Dasara Karaiskaj për emisionin “da’Sara Show”, teksa produksioni i emisionit ndodhej në Ulqin për “Netët e Klipit Shqiptar”, Ardi u pyet nga Dasara për veshjen e Jonidës duke qenë se jemi vetëm disa ditë para netëve të zjarrta të festivalit.
Ardi e komentoi Jonidëns si shumë të rehatshme për të punuar dhe se puna me të ka qenë fantastike. “Më ka ndodhur t’a pres dy javë në atelie për të provuar fustanin, e shihte në foto dhe thoshte është shumë mirë, e provoi dy ditë para se të vendoste dhe u mahnit”- u shpreh Ardi Asllani duke shtuar se kjo gjë e kishte bërë atë të ndihej i vlerësuar. Ardi shtoi gjithashtu se duhet besuar tek profesionistët, duke përmendur këtu rastin e të shkuarit tek dentisti. Nuk duhet ndërhyrë tek profesionisti u shpreh Ardi. Për më tepër ndiqni videon e shkëputur nga “da’Sara show”.
Më poshtë, emisioni i plotë: