Aktorja e njohur italiane i jep fund beqarisë me një femër
Eva Grimaldi është 1 prej aktoreve më të njohura në itali jo vetëm për aftësinë e saj në aktrim por cilësohet gjithashtu si 1 prej aktoreve më sexy të kinemasë italiane.
Prej 7 vitesh ajo ka bërë publike lidhjen e saj me të dashurën Imma Battaglia. Dy vajzat e njohura i kanë dhënë fund beqarisë në një martesë në Romë që ka tërhequr vëmendjen e mediave.
Eva shkëlqente e veshur me një fustan rozë, ndërsa e dashura e saj Imma kishte zgjedhur të vishte një kostum ngjyrë blu. Shumë të ftuar VIP ishin të pranishëm në dasmë, duke filluar nga ish i dashuri i aktores, Gabriel Garko, prezantuesja Paola Perego, aktorja Nancy Brilli, shoëgirl Elenoire Casalegn dhe këngëtarja Bianca Atzei.