Eurovision lë kokrrën e namit, gabim në numërim pikësh, ndryshon pozicioni i Jonida Maliqit
Më 18 maj u mbajt nata finale e festivalit europian, Eurovison 2019 në Tel Aviv. Shqipëria u rendit në vendin e 18-të me këngën “Ktheju Tokës”, 90 pikë të mbledhura.
Eurovision ka njoftuar se një gabim në numërimin e votave ka bërë që të rillogariten pikët.
Katër vendet e para nuk janë ndryshuar, por Shqipëria është ngritur në renditje duke arritur vendin e 17 dhe e ka kaluar Serbinë.
Le të rikthehemi pak tek titulli i lajmit. Si është e mundur që një festival i përmasave gjivande si Eurovision të bëj gabime në mbledhjen e pikëve, mbi të gjitha kur votimet janë bërë disa ditë para finales dhe mbledhja e pikëve ka pasur kohën e duhur. Eurovison dëshmoi edhe një herë se është festivali më pa lidhje në komplet universin.