“Na i solle zorret ne fyt”, reagon Tayna pas talljes së Olti Currit
Ditën e djeshme, Tayna ndau me ndjekësit në Instagram një foto ku tregonte se kishte bërë një gjest humanitar duke i çuar ushqime familjeve në nevojë.
Mirëpo, gazetari Olti Curri e ironizoi reperen, duke thënë se kishte bërë bamirësi me 50 euro pazar.
“O Tayna na i solle zorret ne fyt që publikon këto ‘bamirësitë’…Për 50 euro pazar shkon bën story tjetra, kujton që do i japin titullin shenjtore Nënë Tayna”, shkruante Olti në postim.
Pas deklaratës së gazetarit, Tayna ka reaguar në profilin e saj në Instagram .
“Kërkoj falje për vitet që kam qenë e fjetur, për vitet që kam qenë e verbër ndaj shkëlqimit tënd. Ke qenë magjike gjatë gjithë kohës.
Një shënim për mua, nga unë.”– janë fjalët në postimin e Taynës.