Lajme

06 June 2019

23 mësues frymëzues dhe plot humor gjejnë udhë të reja në mësimdhënie (FOTO)

Si mund ta mbajë vëmendjen e auditorit një mësues modern, nëse studentët përdorin vazhdimisht telefonat e tyre gjatë klasës dhe nuk janë vërtet të etur për librat?

Me sa duket mësuesit mund t’i befasojnë dhe t’i frymëzojnë studentët me çfarëdo mjeti të mundshëm, duke përfshirë aftësi të jashtëzakonshme artistike, eksperimente të rrezikshme, sjellje miqësore dhe mbështetje.

23 mësues të jashtëzakonshëm, të talentuar e plot guxim në mësimdhënie, historitë e të cilëve nxënësit i kanë shpërndarë në internet:

23. “Profesorja ime e ka mbyllur gojën me ngjitëse, që të mos i ndërpresë, shpërqendrojë apo frikësojë studentët gjatë prezantimeve.”

22. Ky mësues i shkollës fillore shpiku një shtrëngim duarsh sekret të veçantë për secilin nxënës.

21. “Në klasën tonë, kushdo që mbaron detyrën e vet mund të shkojë në një dhomë me video lojëra dhe të luajë”.

20. “Ne gjetëm 5 kotele të braktisura që në vraponin nëpër shkollë dhe mësuesja ime kapi një. Kjo është mënyra se si mësohet klasa jonë.”

19. “Duke qenë se mësuesi i artit dhe i letërsisë janë një, do të thotë se mund të fus librin që po lexoj në projektin tonë të artit. Dhe natyrisht, shenjuesit e librave duhet ët ishin vetëm sipas temave të Harry Potter!”

18. Një mësues në pension e ktheu kamionin e tij në një bibliotekë për të nxitur leximin.

17. Ky mësues gjeografie nuk kishte një hartë, prandaj e vizatoi vetë një.

16. “Mësuesi im ka një robot si ndihmës.”

15. “Të paktën mësuesi im i kimisë ka humor!”

14. “Profesori im gjithmonë bën komente të dëlira mbi shkarravinat e mia në faqet e pasme të fletës së testeve “. (A është kjo një balenë? Jo, por kjo është një balenë. – Shkëlqyer!!!)

13. “Dje, mësuesi im i anglishtes më pyeti për hobet e mia. I thashë se nuk kam ndonjë dhe se do të doja të bëja gjëra me mikroskop, por nuk mund tablija një të tillë. Sot, më dha këtë kuti. ”

12. “Mësuesi im i matematikës më dha pikë shtesë për shkarravinën në testin tim.”

11. “Mësuesi im i artit në pikturoi derën e shkollës gjatë verës.”

10. “Çdo të premte gjatë kohës së shkollës, një nga mësuesit e mia zëvendësuese vesh një kostum banane dhe këndon një këngë bananeje, sepse është e premte”.

9. Ky mësues tajvanez ka aftësi të pabesueshme të vizatimit me shkumës.

8. “Nëna ime është mësuesja më e lezetshme e artit! Ajo bëri një fustan dhe secili prej nxënësve të saj vizatoi një gjë në veshjen e saj. Kështu u paraqit sonte në shfaqjen e artit të studentit të saj. Po përlotem.”

7. Ky mësues nuk kishte një tregues lazeri, por përdori thikën për torte nga ditëlindja e dikujt.

6. “Mësuesi im gozhdoi në mur telefonin e nxënësit të tij 20 vjet më parë, ngaqë  e përdori në klasë. Është ende atje edhe sot “.

 

5. “Mësuesi ynë i kimisë e bëri shumë të veçantë tavanin e klasës.”

4. Ky mësues japonez është një ekspert në artin në tabelë.

3. Një mësues nga Teksasi pastroi mbeturinat rreth shkollës për të mësuar studentët e tij se si duhet të kujdesen për gjërat rreth tyre.

2. Kur mësuesi i arteve dhe i mjeshtërive është i gatshëm të japë një shembull ilustrues: (Furrat kanë arsye pse kanë orë pjekjeje.)

1. “Mësuesi im blen dhe var një flamur për secilin vend nga vijnë studentët e tij”. /Sipas BrightSide, përgatiti Erina Çoku/

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com