Pianistja që luan ende në moshën 108-vjeçare (VIDEO)
Wanda Zarzycka është një nga banoret më të moshuara dhe më të talentuara të vendit. Gishtat e saj lodrojnë ende mbi tastet e pianos, edhe pse kaloi një vështirësi shëndetësore gati tre dekada më parë.
Kur ishte 80 vjeç, Zarzycka theu duart dhe mjekët i thanë se kurrë nuk do të luante përsëri piano, por ajo nuk hoqi dorë nga pasioni i saj.
Një ish-balerinë që u dashurua me muzikën ajo u rrit në Lviv (tani në Ukraina Perëndimore). Më 1931 u diplomua nga Konservatori i Muzikës në Lviv, por shumë shpejt (pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore) u ndalua të luajë.
Pianoja e saj u soll në Krakov në vitin 1944, pesë vjet pasi familja e Zarzycka u largua nga Lvivi, një qytet polak i pushtuar nga ushtria sovjetike. Instrumentin e ka trashëgimi nga nëna e saj, e cila e kishte marrë dhuratë për dasmën dhe mbetet objekti më i vlefshëm për Zarzycka-n.