Rudina na përshëndet nga Roma
Jemi në sezonin veror. Disa nisim pushimet tani, disa pak më vonë, disa alternohen e disa nuk bëjnë fare (unë).
Rudina Magjistari ka “shfrytëzuar” fundjavën për të shkuar në Itali, Romë duke qenë se nga e hëna në të premte është çdo ditë në ekran.
Bukuroshja ka postuar një foto nga Roma teksa shihet të ketë kombinuar fustanin me vathët, atleta të bardha e çantë të zezë, me një palë syze dielli që i shtojnë asaj nurin e bukurisë në këto ditë me diell.