Lajme

27 June 2019

Joleza Koka: Saimir Kodra morri hak ndaj meje duke përdorur gruan e tij që punon në ministri

“Ke marë rrogën e plotë duke mos shkuar asnjë ditë në ministri”- është një lajm që ka qarkulluar pak kohë më parë në media, lajm të cilin Ronaldo Sharka, moderatori i emisionit MCN Urgjenca ia përmend Joleza Kokës, për të kërkuar një sqarim.

Joleza u shpreh se ky lajm lidhet me një hakmarrje nga Saimir Kodra nëpërmjet gruas së tij e cila punonte atë kohë në  të njëjtë ministri, ku punonte dhe Joleza Koka.

Biseda mes moderatorit dhe Joleza Kokës:

Ronaldo Sharka: Kanë qarkulluar lajme se ke marë rrogën pas shkuar në ministri asnjë ditë!

Joleza Koka: E di si ka qenë, në atë periudhë ka qenë një diskutim. Unë kam bërë një peticion online kundër emisionit Stop, për mënyrën se si ata i janë drejtuar balerinave. Dhe brënda 48 orëve ata e fshinë videon nga YouTube-i, ku ata i drejtohen njerës prej vajzave: “mbylle gojën ti mos fol sepse kafshët nuk flasin”-, dhe realisht ajo vajza nuk u përgjigj dhe vazhdoi me ofendime të tjera, dhe si kundërpërgjigjie, bashkëshortja e njerit prej prezantuesëve është punonjëse në ministri, dhe madje është edhe tek burimet njerzore, që kështu, në rast se do ketë ndodhur që dikush  eshte paguar pa meritë ka kaluar prej firmës së gruas atij që po bënte emisionin, i cili ka dalë fill dy ditë pasi unë peticionit.

Ronaldo Sharka: Pra me pak fjalë, gruaja e Saimir Kodrës po thua që është hakmarrë ndaj teje?

Joleza Koka: Jo, Saimiri duke përdorur gruan!

Për më tepër ndiqni videon:

Emisioni i plotë:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com