Lajme

12 July 2019

Irina Shayk: Nuk e di ende si përdoret Snapchat!

Rrjetet sociale janë një mënyrë e mirë për t’u reklamuar e kështu as bizneset e as personazhet publik nuk bëjnë dot pa to.

Modelja ruse, 33- vjeçarja Irina Shayk së fundmi ka pozuar për prestigjozen e modës “Haper’s Bazaar” ku dhe ka folur për jetën e saj.

Kur erdhi puna tek ndarja e fundit nga Bradley Cooper, ajo refuzoi të jepte një prononcim lidhur me këtë situatë për të cilën po flasin të gjitha mediat në botë, mbi të gjitha për faktin se si mund të lësh Irinën për Lady Gagën. Nejse! Pavarësisht të gjithave, Irina shprehet optimiste për të ardhmen e jetës personale duke u shprehur se vazhdon dhe beson tek dashuria dhe martesa.

Detaji tjetër interesant që donim t’a ndanim me ju nga kjo intervistë për “Haper’s Bazaar” ishte fakti se modelja e njohur nuk e di ende si përdoret Snapchat.

Epo nëse deri dje ndihesha keq se mendoja se isha i vetmi në botë që nuk e dija si funksionon ai aplikacion, sot po ndihem cool.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com