Këngëtarja shqiptare lë vendin dhe nis karrierë në Turqi
Venesa Doci ka marrë hapin e madh për të nisur karrierën e saj jashtë vendit.
“Prive” bën të ditur se Venesa ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me një kompani shumë të fuqishme turke, DarknDark Music.
Projekti i parë i Venesës do të publikohet brenda kësaj jave dhe do të titullohet “Çok Kotuymussun” (Je shumë i keq). Ky projekt dhe të tjerat këngë të Venesës do të publikohen në kanalin turk Netd Muzzik.