Lajme

25 September 2019

U zgjodh vajza më e bukur pas Trejsit, në Greqi nuk kalon audicionin!

Në spektaklin e bukurisë  ”Miss Universe Albania 2018” mbajtur në Tiranë ku fituese u zgjodh Trejsi Sejdini, spikati dhe një tjetër emër e renditur në vendin e dytë, si vajza shqiptare më e bukur e atij viti,  pikërisht e bukura  Irene Dama.

Së fundmi Irene ka konkuruar në ”Greece Next Top Model”, një tjetër kompeticion bukurie në Greqi.

Por ne vendin fqinje Irene, u skualifikua qe ne nisje pasi ajo nuk mundi te kaloje kaloi asnjë fazë të mëtejshme pasi bëri audicionin.

Nuk e dimë nëse rol ka luajtur racizmi nga ana e jurisë greke, apo standartet tona të bukurisë nuk janë të njejta me ato të vendit fqinjë.

Por nuk mbaron me kaq. Sipas Irene, këmbët e saj nuk ishin “ok” për sfilatë pasi e kanë detyruar të veshë çizme, dhe audicioni i saj në ekran nuk është shfaqur i plotë, të paktën kështu thotë Irene në disa InstaStory të publikuar në llogarinë e saj.

Pra, dalim në përfundimin se eventet e bukurisë duhet të marrin fund per aq kohë  sa  koncepti i bukurisë  është  relativ. Shembulli konkret, Erion Braçe, nuk ka marrë pjesë në ansjë event mode apo bukurie, por njihet si një prej meshkujve me të preferuar në politikë nga audienca femërore.

Një  tjetër shembull konkret  është edhe Skëndërbeu i kohëve moderne, Edvin Rama, i cili  gjithashtu nuk ka marrë  pjesë në   nga asnjë kompeticion bukurie, por femrat pas tij lënë kokën!

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com